Ballina Aktualitet

Bardhi: Rama shqetësohet se ka prokurorë e gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e tij

Gazment Bardhi - Kryetar i Grupit të Partisë Socialiste

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se braktisja nga Policia e Shtetit e gjyqtarëve dhe prokurorëve në krye të detyrës është krim i rëndë shtetëror.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi tha se mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e paligjshëm të punonjësve të Bashkisë së Tiranës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është një akt i paprecedent presioni nga pushteti.

“I bëj thirrje punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit, që të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm dhe jenë në krye të detyrës, me përkushtim ndaj Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, u shpreh Bardhi.

Në një reagim më herët, Bardhi tha se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

“Ndërsa Erion Veliaj tërbohet se humbi statusin i paprekshëm, Edi Rama nuk shqetësohet nga arrestimi i Erion Veliajt apo humbja prej tij i statusit i paprekshëm. Edi Rama po shqetësohet sepse po kupton atë që kam thënë gjithmonë, që nga dita e parë e ngritjes së strukturave të posaçme, se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e Edi Ramës, apo se ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit”, u shpreh Bardhi.

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuadri Makroekonomik dhe Fiskal 2026-2028, Malaj: Synojmë ruajtjen e besueshmërisë në financat publike
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Putin pranon të fillojë menjëherë bisedimet për luftën në Ukrainë