Ballina Bota

BRUKSEL – Hegseth: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO jorealist

BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Administrata amerikane nuk beson se anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një rezultat real i një përfundimi të negociuar të luftës në Ukrainë, tha sot sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth tha në një mbledhje të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës se arritja e paqes në Ukrainë ishte një “prioritet kryesor” për presidentin e SHBA Donald Trump.

Grupi koordinon dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Ne do t’i japim fund kësaj lufte shkatërruese dhe do të vendosim një paqe të qëndrueshme duke bashkuar forcën aleate me një vlerësim realist të fushës së betejës”, tha Hegseth në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Por, ne duhet të fillojmë duke pranuar se kthimi në kufijtë e Ukrainës para 2014 është një objektiv jorealist. Ndjekja e këtij qëllimi iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje”, theksoi ai.

”Shtetet e Bashkuara duan një Ukrainë sovrane dhe të begatë”, tha Hegseth./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArendas: Konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje si qytetarët e BE-së
Artikulli tjetërSkema Kombëtare 2024, AZHBR: Kryeson qarku i Fierit me 18 272 fermerë përfitues