Ballina Aktualitet

33-vjetori i themelimit të Policisë Ushtarake, Vengu në garnizonin e Vaqarrit: Modernizim i strukturës

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi garnizonin e Vaqarrit me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Policisë Ushtarake.

Vengu theksoi se, “në 3️3️-vjetorin e themelimit, Policia Ushtarake vazhdon të përmbushë misionin e saj, sot në kushte edhe më të favorshme falë infrastrukturës së shtuar në garnizonin e Vaqarrit”.

Ministri Vengu shprehu besimin se nënkoloneli Dhimitër Selmanaj, i emëruar komandant i ri i Policisë Ushtarake, do të çojë më tej ambicien për forcimin dhe modernizimin e kësaj strukture të rëndësishme të Forcave të Armatosura.

“Modernizim me fokus të veçantë në misionet jashtë vendit, mbështetjen për emergjencat civile dhe bashkëpunimin efikas me agjencitë e tjera ligjzbatuese”, theksoi Vengu.

“Mbetemi të angazhuar për të vijuar mbështetjen financiare të personelit të kësaj strukture dhe të gjithë Forcave të Armatosura”, u shpreh ministri Vengu. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhuesit, përgjegjës edhe për menaxhimin e mbetjeve nga produktet e tyre
Artikulli tjetërUKRAINË – Rusia sulmon me raketa Kievin, të paktën një i vrarë dhe katër të plagosur