TIRANË, 24 janar /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e djeshme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit për sot.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej nëntorit të vitit 2023.
Aktualisht Malltezi është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.
/r.e/a.f/






















