Ballina Bota

SHBA – Trump emëron Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si ambasadorë specialë në Hollivud

UASHINGTON, 16 janar /ATSH/ – Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywood-in “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallone, Mel Gibson dhe Jon Voight si “ambasadorë specialë”, shkruan variety.com.

“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibson dhe Sylvester Stallone si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollywood, Kaliforni”, shkroi Trump në Truth Social.

“Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywood-in, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA kthen në detyrë prokuroren e Tiranës, Eriselda Bala
Artikulli tjetërZgjedhjet e 11 majit, Balla: Ndryshime në kod, afati për regjistrimin e kandidatëve të jetë 4 marsi