Ballina Flash

Erasmus +, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe ai i Saarlandit, Gjermani marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Saarlandit, Gjermani kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+.
Sipas UMT-së, ky partneritet i ri është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë.
“Ky bashkëpunim do të mundësojë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare. Gjithashtu, ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar”, theksoi UMT në një postim në rrjetet sociale.
Në fillim të këtij viti, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me  Universitetin e Peruxhias, Itali në kuadër të programit Erasmus+.
/k.s/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNën hetim për korrupsion pasiv, GJKKO pezullon nga detyra kryeprokurorin e Sarandës
Artikulli tjetërGjergji: Minimumi jetik i nevojshëm