Ballina Bota

BERLIN – Baerbock përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gazë

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e quajti sot marrëveshjen e armëpushimit në Gazë një “progres të madh” – ndërsa paralajmëroi për sfida të mëtejshme.

“Asgjë nuk është e sigurt, siç tregon shpesh situata globale, por ky është tani një progres i madh,” tha Baerbock për transmetuesin ARD.

Ministrja gjermane tha se marrëveshja midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas – e cila u njoftua dje në mbrëmje nga ndërmjetësi i Katarit – ishte rezultat i 15 muajve të punës së palodhur që nga shpërthimi i konfliktit pas sulmeve të 7 tetorit.

“Pengjet e mbetur izraelitë të mbajtur nga Hamasi duhet të lirohen, dhe më shumë ndihma humanitare duhet të lejohen në Gazë”, tha Baerbock.

“Tani është e rëndësishme të zbatojmë atë që kemi përgatitur. Dhe Gjermania është gati për këtë”, tha ajo.

“Vendet evropiane mund të ndihmojnë në rindërtimin e kalimit kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Gazës”, tha Baerbock.

“Kalimi kufitar është i dëmtuar. BE-ja mund të ofrojë mbështetje për këtë”, shtoi ajo. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVotimi nga jashtë, numri i regjistrimeve kalon shifrën 20 mijë
Artikulli tjetërPolicia: Dyshohet për çarjen e digës së hidrocentralit në Lukovë