Ballina Aktualitet

33-vjetori i FRESSH, Peleshi: Rol kyç në transformimin dhe modernizimin e PS-së

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë shënon sot 33-vjetorin e krijimit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi vlerësoi sot se forca rinore që ka luajtur një rol kyç në transformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste dhe të gjithë Shqipërisë.

“33 vite nga krijimi i FRESSH, forca rinore që ka luajtur një rol kyç në transformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Peleshi në rrjetet sociale.

Peleshi shprehu mirënjohjen për kontributin e djemve dhe vajzave të këtij forumi në breza, të cilët me vizionin dhe energjinë e tyre kanë ndërtuar një parti moderne dhe e kanë kthyer atë në një forcë progresiste me fytyrë europiane.

/m.m/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Masakra e Reçakut, prova e gjallë e genocidit shovinist mbi shqiptarët
Artikulli tjetërUASHINGTON – Banka Botërore premton 20 miliardë dollarë për Pakistanin