Ballina Aktualitet

Moti i keq, Hasani: ARRSH në monitorim, 380 borëpastruese dhe 850 punonjës në terren

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ariana Hasani paralajmëroi për përkeqësim të motit në ditët në vijim.

Në një prononcim në medie, Hasani tha se akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe në terren qarkullojnë rreth 380 borëpastruese, si dhe 850 forca manovratorë.

Sipas saj, të gjitha strukturat janë në gatishmëri.

“Situata ditën e sotme paraqitet e qetë, pas asaj ditës së djeshme që ishte e ngarkuar me reshje dëbore, kryesisht në zonën veriore, por në orët e pasdites kapën edhe zonat juglindore. Aktualisht, akset janë ta hapura dhe në terren qarkullojnë rreth 380 borëpastruese, si dhe 850 forca manovratorë, shoferë dhe të gjithë janë në gatishmëri. Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura”, theksoi ajo.

Hasani bëri të ditur se problem me lëvizjen kanë pasur drejtuesit e mjeteve të cilët kanë lëvizur pa mjetet e duhura si zinxhirë, apo goma dimërore.

“Në orët e pasdites kemi marrë një njoftim se do të ketë përkeqësim të motit kryesisht në zonën juglindore, nga Elbasani deri në Qafë Thanë. ARRSH do të vijojë të marrë masa për mbajtjen hapur të akseve rrugore. Ndërsa veriu është stabilizuar”, u shpreh Hasani. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Vendet e Evropës Veriore i kërkojnë BE-së të ulë kufirin e çmimit të naftës ruse
Artikulli tjetërDezinformata për tenderin e Platformës të Regjistrimit të Votuesve të Diasporës, reagon KQZ