Ballina Flash

Borëpastrueset e Bashkisë së Tiranës hapin rrugët rurale, qarkullimi në qytet vijon normalisht

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Reshjet e dëborës në zonat malore të Tiranës kanë vënë në gatishmëri mjetet borëpastruese duke marrë të gjitha masat për pastrimin e rrugëve dhe lehtësimin e lëvizjeve të automjeteve.

Pavarësisht intensitetit të reshjeve të borës në zonat malore, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjetet.

Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve, ndërkohë që janë marrë masat edhe për strehimin e të gjithë atyre që në këto ditë të ftohta dimri nuk kanë një strehë.

Përveç kësaj, punonjësit janë në terren edhe për të mbajtur në eficiencë të plotë sistemin e kullimit të ujërave në qytet edhe gjatë reshjeve intensive. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshjet e dëborës, ushtarët transportojnë fëmijën e sëmurë drejt spitalit të Bulqizës
Artikulli tjetërMihal Grameno, publicist, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike