Ballina Flash

Votimi nga jashtë, gati 6000 aplikime dhe 450 kërkesa të miratuara në KQZ

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Ka nisur për herë të parë regjistrimi i të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi se deri në ora 17:00 të pasdites së të dielës kanë bërë kërkesë për regjistrim më shumë së 5800 zgjedhës dhe janë miratuar më shumë se 450 kërkesa.

KQZ bëri të ditur se, regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë në linkun diaspora.kqz.gov.al

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje dëbore, Balluku: Strukturat në krye të detyrës në mbarë vendin
Artikulli tjetërReshje dëbore në Shkodër, Beci: Grupet e OSHEE-së në terren për riparimin e defekteve