Ballina Aktualitet

Zyrë e asistencës në Athinë për votuesit, Çuçi: Lehtësojmë këtë proces historik

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi foli sot nga zyra e hapur në Atikën veriore në Athinë, që do të shërbejë për të ndihmuar në regjistrimin e votuesve për qarkun Vlorë në listën e Diasporës për zgjedhjet e 11 majit 2025.

“ Njerëzit tanë janë në dispozicion për të orientuar votuesit e qarkut Vlorë e këdo që ka nevojë për ndihmë e për të lehtësuar këtë proces historik. Kushdo që nuk e kryen dot vetë regjistrimin në faqen e KQZ le të paraqitet në këto zyrat për asistencë”, shprehet Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

Procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit do vazhdojë deri në 4 mars përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER).

/e.i/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Hapim konkursin për qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi ndryshe
Artikulli tjetërFOKUS – Vatikani i hap dritën jeshile homoseksualëve që duan të bëhen priftërinj