Ballina Bota

BRUKSEL – Mbi një milion kërkesa më pak për azil në Evropë

BRUKSEL, 11 janar /ATSH-DPA/ – Numri i kërkesave për azil në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër ra me rreth 12% vitin e kaluar, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), me qendër në Maltë.

Kjo agjenci regjistroi një total prej pak më shumë se një milion njerëz të paraqitur në 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Zvicër.

Në vitin 2023, numri i aplikimeve ishte 1,14 milionë.

Sipas agjencisë së azilit, shumica e aplikantëve vinin nga Siria (15%), ndjekur nga Afganistani (8,7%), Venezuela (7,3%) dhe Turqia (5,5%).

Të enjten, Zyra Federale e Gjermanisë për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) tha se shumica e aplikimeve fillestare të marra nga vendi në vitin 2024 ishin nga sirianët, afganët dhe turqit.

Kjo është gati 100 000 njerëz më pak se sa u paraqitën për azil në Gjermani në vitin 2023 ose një rënie prej 30,2%.

Brenda Bashkimit Evropian, Gjermania vazhdon të marrë shumë më shumë kërkesa për azil sesa Spanja, Franca dhe Italia./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia amerikane “World Footprints”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore që ia vlen të eksploroni në 2025
Artikulli tjetërBora vështirëson qarkullimin në Kosovë, bllokohen disa rrugë në Prishtinë