Ballina Flash

Investimet e FSHF, drejt përfundimit punimet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Federata e Futbollit po përfundon investimin e radhës në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

Pas miratimit të vendimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” ka filluar vendosja e tapetit të ri për terrenin stërvitor, i cili është gati të përfundojë.

Ky investim ka për qëllim përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike në këtë impiant.

Po ashtu, po punohet me ritme të larta për përfundimin e projekteve infrastrukturore në disa qytete të ndryshme të vendit, duke zbatuar planet e miratuara në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv.

Këto investime të rëndësishme nga Federata e Futbollit kanë për qëllim rritjen e cilësisë së infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e zhvillimit të futbollit në nivel kombëtar. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Ukraina merr 3 miliardë euro nga BE-ja, pjesë e paketës së ndihmës së G7
Artikulli tjetërFinalet e EURO U-17 “Shqipëri 2025”, grupi ndërinstitucional i punës zhvillon mbledhjen e parë në MAS