Ballina Flash

Çela takim me ambasadorin Gonzato: Projekt për promovimin e turizmit shqiptar në Evropë

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilluan sot një takim mbi shkëmbimin e ideve dhe perspektivave për zhvillimin dhe promovimin e turizmit.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së e prezantoi ambasadorin Gonzato me një panoramë të arritjeve të vitit 2024 në promovimin e Shqipërisë turistike.
“Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin e përbashkët për të nxitur rritjen e qëndrueshme në këtë sektor jetik dhe shpresoj për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen”, u shpreh  Çela.
Ambasadori i BE-së Gonzato mirëpriti një projekt bashkëpunimi të paraqitur nga drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Çela, në kuadër të promovimit të turizmit shqiptar në mbarë Evropën.
Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, ambasadori Gonzato shfaqi interes lidhur me ndryshimet që do të ketë Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe konkretisht mbi procedurat e saj të funksionimit që parashikohen në strategji.
Biseda u përqendrua edhe tek pritshmëritë dhe paraqitja e Shqipërisë në Panairin e Turizmit më të madh në botë – ITB Berlin 2025, ku Shqipëria për herë të parë mban rolin e rëndësishëm si “vend i nderit”.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKË – 78 vjet më parë lindi legjenda e muzikës, David Bowie!
Artikulli tjetërTabaku: Çmimet e shportës rritje me 60%, monopolet dhe korrupsioni po varfërojnë shqiptarët