PRISHTINË, 6 janar/ATSH/ Kryeministri Albin Kurti tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyeshme, derisa theksoi se do të ketë bashkëpunim me presidentin e zgjedhur, Donald Trump, siç tha ai, përmes institucioneve të shtetit “më parë sesa me kompani apo ndërmjetës”.
Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk sheh “vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Kurti tha se Shtetet e Bashkuara janë partneri kryesor dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës. /KosovaPress/














