Ballina Flash

Rama ndan pamje të Majës së Mencekut: Një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Destinacionet malore në vend mbeten një atraksion absolut për turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të Majës së Mencekut në Tiranë, ku grupe turistësh të apasionuar pas hicking dhe natyrës, shfaqen në majën e malit të mbuluar me dëborë, duke shijuar bukuritë e zonës malore.

“Një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.

Maja e Mencekut ndodhet në një lartësi prej 1827 metrash dhe ndodhet në zonën e Dajtit, vetëm një orë larg Tiranës.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Rikthim të mbarë në shkollë të gjithë nxënësve dhe mësuesve
Artikulli tjetërTiranë-Durrës, Balluku: Shtimi i 4 korsive e kthen në autostradë të kategorisë “A”