Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 2 janar 2025

TIRANE, 2 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë vijës bregdetare kryesisht nga orët e mesditës. Ndërsa nga orët e mbrëmjes mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira deri mesatar në veri si dhe të pakta në jug të territorit.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit /mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 10 m/sek shoqëruar  me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 1/13 Diell re
Kukës -5/0 Diell pak re
Lezhë 1/11 Diell re
Dibër -3/10 Diell pak re
Durrës 5/15 Diell pak re
Tiranë 5/15 Diell pak re
Elbasan 4/15 Diell
Berat -2/15 Diell
Vlorë 3/14 Diell pak re
Korçë -4/8 Diell
Gjirokastër -4/14 Diell  pak re
Sarandë 5/17 Diell

                      

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/01/2025
Artikulli tjetërMAL I ZI – Të paktën 12 të vrarë në Cetinje, përfshirë dy fëmijë