Ballina Aktualitet

E harroi në një qendër tregtare, policia i kthen qytetarit çantën me 27 mijë euro


TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Policisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare në afërsi të Tiranës, i dorëzuan çantën me 27.000 euro qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.

Mbrëmë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj. Policia pas verifikimeve të bëra, ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës.

Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë – Policia sekuestron rreth 300 fishekzjarrë, në hetim tregtarët
Artikulli tjetërDëbora në Shebenik-Jabllanicë tërheq turistët