Ballina Aktualitet

Pranga 32-vjeçarit në Muriqan, u kap me 3,430 Kg kokainë

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Një 32-vjeçar u arrestua nga policia, pasi po transportonte  kokainë dhe mallra të kontrabanduara.

Si rezultat i intensifikimit të punës dhe kontrolleve në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, lëvizjen e sigurt të shtetasve, si dhe eliminimin e radhës gjatë kësaj periudhe festive, shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot” ku u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli i kryer në furgonin që drejtonte 32-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 3.430 kg Kokainë, e ndarë në 3 pako. Gjithashtu, u gjetën 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/k.s//a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërësisht i transformuar, Gonxhja: Mozaiku i Tiranës, qendër edukimi e inovacioni
Artikulli tjetërKIEV – Ukraina raporton dëme në infrastrukturë pas sulmeve të fundit ruse