Ballina Flash

Koçiu urim për pacientët që do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve në spital

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në prag të ndërrimit të viteve ka përcjellë sot një urim për të gjithë ata pacientë, që për shkak të gjendjes dhe kushteve të tyre shëndetësore, do e kalojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në strukturat spitalore.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Koçiu ka përcjellë edhe momentet e veçanta të shpërndarjes së dhuratave, për të gjithë pacientët e shtruar në Spitalin Memorial të Fierit.

“Vogëlushja Anvis, e cila në këto ditë festash ka sjellë gëzim për pacientët e Spitalit Memorial Fier, duke shpërndarë dhurata dhe buzëqeshje. Gëzuar për çdo pacient që do ta kalojë ndërrimin e viteve në strukturat spitalore, me urimin që Viti i Ri të vijë me shëndet dhe gëzim për të gjithë”, shkruan Koçiu.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFishekzjarre dhe shfaqje të planifikuara në Paqësor, i pari në botë që mirëpret Vitin e Ri 2025
Artikulli tjetërDenaj: Agroturizmat në Vlorë, shije unike e traditës