Ballina Flash

Koncert me muzikë xhaz dhe instrumentistë në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka organizuar sot një koncert magjik në  teatrin “Andon Zako Çajupi”.

12 instrumentistë e “Fan Fara Band”, sollën një atmosferë festive duke përzierë xhaz dhe muzikë tradicionale shqiptare. Atmosfera ishte elektrizuese, duke bërë që publiku të kërkojë një performancë të dytë. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me bashkinë e Korçës, Qendrën e Kulturës Inovacionit Korçë dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog.

Aktiviteti mori vëmendjen e shumë qytetarëve, ndërsa të ftuar ishin dhe personalitete të ndryshme nga jeta e artit dhe kulturës në Korçë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Teherani kërkon heqjen e sanksioneve për shkak të programit bërthamor
Artikulli tjetërKIEV/MOSKË – Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 300 robër lufte