Ballina Flash

Haxhiu: Kurti nuk ka refuzuar të merret në pyetje, ai ka propozuar disa data

PRISHTINË, 30 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu edhe sot ka ritheksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë e tij. Por, ka propozuar data, ditë dhe orë për Prokurorinë Speciale për ta marrë në pyetje në zyrën e tij.

Haxhiu në një konferencë për medie, ku prezantoi punën e saj përgjatë vitit 2024 tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i korruptuar.

“Në qeveritë e kaluara ka lulëzuar korrupsioni dhe e dini shumë mirë, këtu kemi qenë këtu jemi e dimë ku kanë qenë dhe si janë pasuruar, kush është marr me ata. Askush nuk mund të thotë sot se kryeministri, Kurti është i korruptuar, askush madje as ata që po na luftojnë neve, as ata nuk thonë se kryeministri, Kurti  është i korruptuar kjo dihet botërisht. Por, ama në të kaluarën përmes korrupsionit janë pasuruar, janë bërë milionerë veç duke qenë politikanë, veç duke qenë ministër e kryeministër apo ndonjë pozicion tjetër dhe askush nuk është marr me pasurinë e paligjshme…Kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë ai i ka propozuar disa data, disa ditë, disa orë Prokurorisë Speciale për të u marrë në pyetje në zyrën e tij”, thotë ajo.

Ministrja Haxhiu tha se nuk kanë hequr dorë nga reforma në sistemin e drejtësisë, por atë po e zhvillojnë në dy nivele.

/Kosovapress/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGazeta “Liberale” përzgjedh Elisa Spiropalin si “Njeriun e Vitit 2024”
Artikulli tjetërQeveria cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike