TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Gjashtë oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes morën gradën nënkolonel, duke shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tyre ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, sekretari i përgjithshëm, Aleks Marku, drejtues të administratës së MM, kolegë dhe bashkëpunëtorë të personelit të graduar.
Gradimi është një vlerësim për përkushtimin dhe realizimin e detyrave, duke sjellë përgjegjësi të reja edhe më të mëdha për të ardhmen, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
/r.e/























