Ballina Ekonomi

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit në Tiranë, Hassan Shawky.

Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në sektorë strategjikë.

Gjatë takimit, Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët.

Nga ana e tij, ambasadori Shawky theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e kontakteve mes komuniteteve të biznesit dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për të forcuar lidhjet ekonomike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Enciklopedia shqiptare”, mbyllen punimet 3-ditore të redaksive Shqipëri-Kosovë
Artikulli tjetërTEL AVIV – Zbulohet një llambë e rrallë vaji 1 700-vjeçare