Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: 300 milionë lekë grant për financimin e startup-eve në 2025

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qeveria ka vendosur në dispozicion të startup-eve një grant prej 300 milionë lekësh për vitin 2025.

Gjatë një prononcimi për medie pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj kujtoi se thirrja për aplikime do të jetë e hapur deri në datën 5 janar 2025.

“Ky fond është vënë në dispozicion të startup-eve shqiptare. Është një fond prej 300 milionë lekësh i dedikuar startup-eve që operojnë, apo të rinjve që kanë një ide për zhvillimin e biznesit të tyre”, tha Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se gjatë vitit 2024 janë financuar 94 startup-e duke përdorur një fond prej 300 milionë lekësh.

“Edhe gjatë vitit 2025 gjithashtu ne do të financojmë një numër të lartë startup-esh. Urojmë  gjithashtu që të jetë një numër aplikimesh i lartë dhe të ketë ide inovative të cilat do të zhvillojnë vendin, por pse jo të ketë ide që edhe mund të ndërkombëtarizohen. Thirrja për grantin 2025 mbyllet në datën 5 janar 2025, në orën 12:00 të natës, ndaj i bëj thirrje të gjithëve të nxitojnë dhe mos ta lënë për ditën e fundit. Është një mbështetje për zhvillimin e biznesit e dhënë totalisht nga qeveria shqiptare, ku shpresoj shumë të ketë një numër akoma më të madh përfituesish”, tha Ibrahimaj.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tirana Festive”, qindra qytetarë shijojnë magjinë e muzikës dhe dritave në sheshin “Skënderbej”
Artikulli tjetërEkipet sportive në shkolla, Muzhaqi: Vijon mbështetja për mbi 12 mijë fëmijë dhe të rinj