Ballina Flash

“Tirana Festive”, qindra qytetarë shijojnë magjinë e muzikës dhe dritave në sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ “Tirana Festive” ishte aktiviteti që u organizua mbrëmë në sheshin “Skënderbej”, ku qindra qytetarë sfiduan temperaturat e ulëta, për të shijuar këngët e artistëve të preferuar, që u ngjitën në skenën e koncertit për t’i dhënë më shumë magji, natës së Krishtlindjeve.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Tiranë, ka ngjitur në skenë disa nga këngëtarët e njohur, si Enxhi Nasufi, Semi Jaupaj, Sardi Strugaj, Ronela Hajati etj, ndërsa mbrëmja është përshëndetur edhe nga një performancë artistike e korit “Harlem Gasper”.

Koncertet në sheshin “Skënderbej” do të vazhdojnë deri në datë 29 dhjetor, ku pritet të ngjiten në skenë edhe një sërë emrash të njohur të skenës muzikore në vend, si Arjola Toska, Eli Fara, Sinan Hoxha e plot performanca të tjera nga grupet artistike të fëmijëve e plot këngëtarë të tjerë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAZERBAJXHAN – Ditë zie kombëtare për viktimat e avionit
Artikulli tjetërIbrahimaj: 300 milionë lekë grant për financimin e startup-eve në 2025