BAKU, 26 dhjetor /ATSH/ – Dhjetëra njerëz i kanë mbijetuar një përplasjeje të një avioni me 67 persona në bord në Kazakistan, theksuan zyrtarët lokalë për BBC.
Autoritetet kazake thanë se 38 persona humbën jetën në aksident.
”Avioni ishte nisur për në Grozny në Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës”, tha linja ajrore për BBC.
Kremlini tha të enjten se nuk do të “paraqiste hipoteza” për shkakun e rrëzimit derisa hetimi të përfundonte.
Fluturimi ”J2-8243” i ”Azerbaijan Airlines” mori flakë teksa po përpiqej të bënte një ulje emergjente pranë qytetit të Kazakistanit, Aktau.
Pamjet tregojnë avionin duke u nisur drejt tokës me shpejtësi të madhe me pajisjen e uljes të ulur, përpara se të marrë flakë në ulje.
Linja ajrore tha se avioni “bëri një ulje emergjente” rreth 1,9 milje nga Aktau.
Ai u ngrit nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku në orën 03:55 GMT, të mërkurën, dhe u rrëzua rreth orës 06:28, treguan të dhënat nga faqja e internetit për gjurmimin e fluturimeve ”Flightradar24”.
Raportet e pakonfirmuara në mediat ruse thanë se avioni mund të jetë përplasur me një tufë zogjsh përpara se të rrëzohej.
Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit tha se “të gjithë skenarët e mundshëm” po shqyrtoheshin dhe presidenti Ilham Aliyev tha se ”ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë përfundimtare.”
Ekspertët e mbrojtjes ajrore kanë sugjeruar se modeli i dëmtimit brenda dhe jashtë aeroplanit tregon se mbrojtja ajrore aktive ruse në Grozni mund të ketë shkaktuar rrëzimin./ /os/





















