Ballina Ekonomi

Buxheti i pushtetit vendor, Malaj: Rritje me 1,6 miliardë lekë, më shumë shërbime për qytetarët

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Qeveria ka rritur mbështetjen financiare për pushtetin vendor, me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e veprave publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se qeveria ka rritur me 1,6 miliardë lekë transfertën buxhetore për pushtetin vendor.

“Mbështesim bashkitë për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve, si dhe në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”, tha Malaj.

Ndërkohë, buxheti i vitit 2025 për pushtetin vendor është vlerësuar në 89,8 miliardë lekë, ose 898 milionë euro, me një rritje prej 13,2% në raport me atë të vitit 2024.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSindikata e Hidrokarbureve dhe “Bankers”, marrëveshje për Kontratën Kolektive të Punës
Artikulli tjetër“Medalje të Arta” për nxënësit ekselentë, Rama: Keni zgjedhur të sfidoni vështirësitë