Ballina Aktualitet

Reshje dëbore në zonat malore, Hoxha: Policia në krye të detyrës për t’u shërbyer qytetarëve

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Vendi është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen dhe qarkullimin e mjeteve në disa zona.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, bën me dije se forcat e Policisë së Shtetit janë në krye të detyrës për t’u shërbyer qytetarëve.

“Në kushte të vështira atmosferike, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencave janë gjithmonë aty për t’u shërbyer qytetarëve”, shkruan Hoxha.

Ministri Hoxha përgëzon më tej punën e strukturave të Policisë.

“Respekt për të gjithë efektivët dhe strukturat në përballje me sfidat”, shkruan Hoxha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, Balluku: OSHEE dhe ARRSH, mjete dhe forca të shtuara në gatishmëri për çdo defekt
Artikulli tjetërProtesta e opozitës, 7 të arrestuar dhe në hetim disa deputetë