TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Vendi është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen dhe qarkullimin e mjeteve në disa zona.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, bën me dije se forcat e Policisë së Shtetit janë në krye të detyrës për t’u shërbyer qytetarëve.
“Në kushte të vështira atmosferike, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencave janë gjithmonë aty për t’u shërbyer qytetarëve”, shkruan Hoxha.
Ministri Hoxha përgëzon më tej punën e strukturave të Policisë.
“Respekt për të gjithë efektivët dhe strukturat në përballje me sfidat”, shkruan Hoxha.
/r.e/
