Ballina Aktualitet

Takimi me Ramën, Kurti: Kur bëhemi bashkë, rritim imazhin e kombit shqiptar

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Pas seancës plenare të përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt këtë të premte në Prishtinë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shkruan se “kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar”.

Kurti thekson se kësaj radhe dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, shkruan Kurti.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozitë me dëshmi nga Burgu i Spaçit, Sula: Kujtesa kolektive, pasuri për shoqërinë tonë
Artikulli tjetërRama: Dhjetori i festave në Librazhd