Ballina Flash

EU4Culture iniciativa për stimulimin e ekonomive lokale

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Programi EU4Culture i financuar nga Bashkimi Evropian ka përzgjedhur sot, tetë fitues projektesh në kuadër të thirrjes për propozime “Rikrijo të Shkuarën, Ndërto të Ardhmen 3”.

Tetë fituesit e projekteve që do të zhvillohen në Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Tiranë dhe Mirditë mësuan praktikat më të mira në: zbatimin dhe monitorimin e projekteve; buxhetimin dhe raportimin financiar; rregullat e prokurimit dhe të komunikimit.

Këto iniciativa do të ndihmojnë në stimulimin e ekonomive lokale dhe krijimin e mundësive për të ardhura për komunitetet, duke promovuar turizmin kulturor dhe sipërmarrjet artizanale në zonat përreth siteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Këto projekte do të mbështesin ringjalljen e zanateve tradicionale dhe atyre që po zhduken, duke promovuar zhvillimin e ideve të reja inovative.

/a.f/R.E/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSikorski: Shqipëria, lider në procesin e anëtarësimit; Turistët polakë e pëlqejnë Shqipërinë
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e 503 ushtarëve të vrarë