Ballina Aktualitet

Apeli i GJKKO rikthen për gjykim dosjen për inceneratorin e Fierit

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për inceneratorin e Fierit, duke e rikthyer për gjykim me një trupë tjetër gjykuese.

Apeli i GJKKO-së nuk ka dhënë argument pse e mori një vendim të tillë, por në raste të tjera, vendimet prishen për shkelje procedurale.

Në njoftim thuhet se trupa gjykues e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), shpalli sot vendimin mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve L.K., A.B., P.A., S.C., F.M., A.Sh., A.K., E.M., K.Z., L.D., A.D., J.Y., kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Apeli vendosi prishjen e vendimit nr.57, datë 25.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e akteve kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.

“Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 20 (njëzet) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin e Apleit të GJKKO-së.

Shkalla e Parë shpalli fajtor ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe e dënoi me gjykim të shkurtuar me 6 vite e 8 muaj burg. Edhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – De Croo: BE të tregohet e kujdesshme për të ardhmen e Sirisë pas pushtimit të rebelëve
Artikulli tjetërShehaj bllokoi foltoren, përplasje me Nokën në Kuvend