Ballina Flash

Britania e Kosova, partnerë në luftimin e krimit

PRISHTINE, 11 dhjetor/ATSH/ Britania e Madhe dhe Kosova janë partnerë në luftimin e krimit, ka shkruar Ambasada britanike në Prishtinë.

Ambasada në një postim në rrjetin X ka njoftuar se sekretari i përhershëm britanik Simon Ridley diskutoi sot me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Doganës Agron Llugaliu mbi angazhimin e përbashkët për luftimin e krimit të organizuar transnacional.

“Rritja e bashkëpunimit tonë e bën më të vështirë veprimin e kriminelëve”, shkruan ambasada. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – OKB do të votojë për armëpushim ‘të pakushtëzuar’ në Gazë
Artikulli tjetërKarçanaj: Asistenti Virtual e-Albania, 1 milion përgjigje