Ballina Flash

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian viziton veriun

PRISHTINË, 10 dhjetor/ATSH/ Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar sot (e martë) kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Eurodeputeti Terras u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist në këtë kanal ujor, raporton KosovaPress.

Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë.

Ndryshe, punimet në riparimin e kanalit janë duke vazhduar me intensitet edhe gjatë ditës së sotme përkundër motit të ftohtë, ndërsa vendi po vëzhgohet nga forca të Policisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe QUINT kanë dënuar sulimin e 29 nëntorit në Varagë.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëzohet propozimi i PD për përcaktimin e minimumit jetik, debate në Komisionin e Punëve Sociale
Artikulli tjetërKonjufca pret Jusufin: Rezultate të rëndësishme në bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut