TIRANË, 3 nëntor/ATSH/- Investimet në infrastrukturë vazhdojnë të jenë prioritare në Bashkinë e Shkodrës.
Rruga “Kacelej” në qytetin e Shkodrës, 188 ml linear e gjatë, ka nisur të rikonstruktohet falë investimit 63 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.
Bashkia e Shkodrës bën të ditur se “vepra parashikohet të përfundojë brenda 50 ditëve, duke nisur nga data 31 tetor 2018 e fillimit të punimeve. Projekti, si në të gjitha rrugët e tjera është i plotë dhe përfshin: shtresë binderi dhe asfalti 658 m2, punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 70 m2, punime KUB dhe KUZ, punime elektrike dhe vendosje 5 shtylla ndriçimi, punime në rrjetin e ujësjellësit dhe sinjalistikë rrugore horizontale dhe vertikale”.
Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka siguruar se edhe në vitet në vijim, investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë prioritet. /k.s/ /a.g/























