Ballina Flash

Tafa: Shqipëria dhe Kanadaja përpjekje të përbashkëta për një mjedis të sigurt kibernetik

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa ka pritur sot në takim një delegacion nga Kanadaja, i përbërë nga Gregory Bunghardt, drejtor i Politikave për Sigurinë Kibernetike në departamentin e Sigurisë Publike të Kanadasë, dhe Yves Belliveau, Sekretar i Parë në Ambasadën e Kanadasë.

Takimi u përqendrua në ndarjen e praktikave më të mira dhe diskutimin mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Kanadaja dhe Shqipëria, si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Kërcënime Hibride (Hybrid CoE), ndajnë të njëjtin angazhim për mbrojtjen e hapësirës kibernetike dhe adresimin e kërcënimeve hibride. Ky takim rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një mjedis më të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Scholz mohon përfshirjen në skandalin e mashtrimit ”Cum-Ex”
Artikulli tjetërTarran në Gjirokastër, takim për ngritjen e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike