Ballina Bota

FOKUS – Rusia mbyll konsullatën e Polonisë në Shën Petërburg

SHËN PETËRBURG, 5 dhjetor /ATSH-AA/ – Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se është marrë vendimi për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Polonisë në Shën Petërburg.

Në një deklaratë nga ministria rikujtohet se Polonia më 30 nëntor mori vendim për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Poznan.

Gjithashtu thuhet se si përgjigje ndaj kësaj, Konsullata e Përgjithshme e Polonisë në Shën Petërburg do të mbyllet që nga janari 2025 dhe se palës polake i është përcjellë një notë lidhur me këtë.

Në deklaratë thuhet se si nevojë e reciprocitetit, edhe 3 diplomatë në Konsullatën e Përgjithshme të Polonisë në Shën Petërburg u shpallën “persona non grata” dhe se në të njëjtën datë duhet të largohen nga vendi.

“Qeveria polake ka ndjekur politikë ‘armiqësore’ ndaj Rusisë në vitet e fundit. Edhe në të ardhmen Moska do të marrë masa të ashpra kundër hapave jomiqësorë”, theksohet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan: Bashar al-Assad të gjejë urgjentisht një zgjidhje politike