Ballina Flash

Kosova dhe Mbretëria e Arabisë Saudite arrijnë marrëveshje doganore

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot kanë nënshkruar marrëveshjen për Bashkëpunim Doganor me ministrin e Financave të Arabisë Saudite, Mohammed Al Jadaan.

“Marrëveshjen e nënshkruam në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare për Zekatin, Tatimin dhe Doganat 2024, ku po marrim pjesë bashkë me Drejtorin e Doganave Agron Llugaliu dhe atasheun doganor Bekim Mehmetaj”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, kjo marrëveshje, që adreson çështjet doganore dhe është në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, përfaqëson një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Duke përafruar bashkëpunimin tonë shumë dimensional në fushën e Doganave, marrëveshja do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë, përmirësimin e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete që sjellin përfitime të prekshme për ekonominë dhe qytetarët tanë, dhe njëkohësisht forcojnë lidhjet tona me shtetet mike”, njoftoi Murati në rrjetet sociale. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFuqizimi rajonal, AKSK mbledh mbi 50 hetues, prokurorë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike
Artikulli tjetërBasha merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Demokracisë në SHBA