Ballina Aktualitet

Kërkonte online ndihma për “të sëmurët”, arrestohet 55-vjeçari për mashtrim

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Një 55-vjeçar, banues në Përmet është arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerë, S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë vënë në hetim.

Sipas policisë, A. K., me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë, ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.

Policia bën me dije se nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram.

Policia njofton se po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKallas takoi Kurtin e Vuçiç: Autorët e sulmit terrorist në Zubin Potok të përballen me drejtësinë
Artikulli tjetërRUSI – Kremlini: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO kërcënim për Rusinë