Ballina Ekonomi

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

TIRANË, 23 nëntor /ASH/ Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi, si një hap i rëndësishëm për zhvllimin e sektorit edhe në tregun ndërkombëtar.

Si pjesë e “Javës Globale të Sipërmarrjes”, koordinuar nga Start Up Albania, USAID në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, zhvilluan në ambientet e UBT-së një diskutim të hapur, me studentë dhe aktorë të linjës se si agrobiznesi mund të përparojë në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Diskutimi gjatë këtij takimi solli së bashku studentë, agrobiznese dhe sipërmarrës, të cilët diskutuan mbi standardet e BE-së, teknologjitë e reja dhe potencialin e produkteve bujqësore si vaji i ullirit, verërat dhe bimët aromatike mjekësore.

USAID, përmes një projekti të saj në mbështetje të bujqësisë, po ndihmon që produktet shqiptare të përshtaten me kërkesat e tregut të BE-së. Gjithashtu do të ndihmojë Shqipërinë të përshtatet me kërkesat e BE-së.

“Së bashku me prodhuesit shqiptarë, mund të rrisim më tej cilësinë e bujqësisë të Shqipërisë dhe mund ta sjellim Shqipërinë një hap më pranë integrimit në BE”, theksoi Dina Karic, shefe e projektit të USAID, “Compete SeBashku”.

Takimi vijoi me histori frymëzuese suksesi nga sipërmarrësit e rinj që i janë përkushtuar bujqësisë, prezantimi i ideve të reja në sektorin bujqësor, teksa u ndanë rezultatet e pyetësorit “Mentimeter” për produktet agroushqimore shqiptare të cilësisë së lartë, i cili u zhvillua gjatë “Javës Globale të Sipërmarrjes”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria dhe Portugalia memorandum pune në fushën audiovizive
Artikulli tjetërCOP29 – Samiti i klimës shtyhet në kërkim të një kompromisi