Ballina Bota

SHBA – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon heqjen e embargos amerikane ndaj Kubës

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot, si çdo vit që nga viti 1992, një rezolutë jo detyruese që bën thirrje për heqjen e embargos amerikane ndaj Kubës, ndërsa SHBA-ja përpiqet pa sukses për të denoncuar abuzimet e të drejtave të njeriut.

Rezoluta u miratua nga 189 shtete. Ashtu si vitin e kaluar, vetëm SHBA-ja dhe Izraeli votuan kundër, ndërsa Ukraina dhe Moldavia nuk morën pjesë në votim.

Kjo është hera e 27-të që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bën thirrje për heqjen e embargos ekonomike dhe financiare të SHBA-së ndaj Kubës, që nga viti 1962. Por rezoluta, e paraqitur çdo vit, nuk është detyruese dhe ka vetëm një rëndësi politike./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Vinicius, Achraf dhe Dani Olmo mes kandidatëve për çmimin “Golden Boy”
Artikulli tjetërSHBA – Sonda amerikane ‘’Dawn’’ përfundon misionin 11-vjeçar në Hapësirë