SHBA – Sonda amerikane ‘’Dawn’’ përfundon misionin 11-vjeçar në Hapësirë

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Dawn, sonda e NASA-s e cila eksploroi dy objektet më të mëdha në rripin e asteroideve, nuk është më në aktivitet pas njëmbëdhjetë vitesh në hapësirë, njoftuan sot drejtuesit e misionit.

Shkencëtarët ishin në dijeni të faktit rreth një muaj më parë. ”Dawn” po i mbaronte karburanti, hidrazinë, e cila mbante antenën e anijes kozmike drejt Tokës dhe e ndihmonte në orientimin e paneleve të saj diellore drejt Diellit për tu rikarikuar.

Më pas sonda humbi komunikimet e planifikuara me NASA-n të mërkurën dhe të enjten, dhe agjencia amerikane e hapësirës e deklaroi zyrtarisht atë të fikur.

Fakti që suporti i targës së makinën time njofton se automjeti im tjetër është në rripin kryesor të asteroideve “tregon se sa krenar ndihem për Dawn”, pohoi drejtori i misionit, Marc Rayman.//v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.