Ballina Flash

Bashkia Elbasan, praktika profesionale për të rinjtë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Shkollën Profesionale Elbasan për të hapur mundësinë e praktikave profesionale për të rinjtë.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm synon të krijojë ura lidhëse mes edukimit dhe tregut të punës, duke u ofruar nxënësve përvojë praktike në fusha të ndryshme profesionale dhe duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes.

“Ky memorandum do të kontribuojë gjithashtu në rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit pedagogjik, duke ofruar mundësi të reja zhvillimi dhe shkëmbimi përvojash në sektorë të ndryshëm”, tha Llatja.

Llatja u shpreh se “përmes këtij partneriteti, bashkia Elbasan dhe Shkolla Profesionale po ndërtojnë themelet për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetin tonë, duke përkrahur të rinjtë, që të zhvillohen si profesionistë të aftë dhe të angazhuar për të kontribuar në shoqëri”.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania, pajisje kompjuterike dhuratë për Departamentin e Policisë Kriminale
Artikulli tjetërAdministrohen 102 kontejnerët e anijes “Moliva”, procedura strikte kontrolli dhe sigurie