Ballina Lajme nga Vendi

58 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës në Shkodër

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Rruga e “Karinëve” në Shkodër është kantieri i ri i radhës i hapur nga bashkia e Shkodrës, një investim me vlerë prej 58 milionë lekësh.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka parë nga afër ecurinë e punimeve që po realizohen sipas të gjitha standardeve.

Projekti parashikon shtresë binderi dhe asfalti me sipërfaqe 470 m2. Po ashtu parashikohen punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 70 m2, punime në KUB dhe KUZ, punime elektrike dhe vendosje e 5 shtyllave të ndriçimit, punime në rrjetin e ujësjellësit si dhe sinjalistikë rrugore që përfshin vijëzime dhe vendosje tabelash.

Gjatësia e rrugës është 135 metra dhe afati i përfundimit të punimeve është 50 ditë, duke nisur nga data 31 tetor 2018. /m.m//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Mali i Zi, miratohet granti 1.7 milionë euro nga fondet IPA
Artikulli tjetërCarlo Giuffré, aktori i madh vdes në moshën 89-vjeçare