Ballina Flash

Benet Beci pret aktorët e shfaqjes “Vizita” pas triumfit në festivalin MESS

TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Pas triumfit që pati në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove MESS, trupa e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u prit nga kryebashkiaku Benet Beci.

Takimi u zhvillua në mjediset e bashkisë, ku ishte i pranishëm një pjesë e kastit të mrekullueshëm të dramës “Vizita”.

Benet Beci shkroi në rrjetet sociale se, ishte një kënaqësi e veçantë të mirëpriste aktorët e shfaqjes teatrale “Vizita”.

Mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme” dhe me regji të Davide Iodice, vepra u soll për herë të parë në skenë nga trupa e Teatrit “Migjeni”, me një kast të mrekullueshëm artistësh si: Rita Gjeka Kacarosi, Pjerin Vlashi, Jozef Shiroka, Fritz Selmani, Julinda Emiri, Nikolin Ferketa, Aleksandër Prenga, Vladimir Doda, Merita Smaja e Raimonda Marku.

Shqipëria për herë të parë mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, MESS, Sarajevë, duke u vlerësuar me një nga çmimet më të rëndësishme, atë të medias. Kryebashkiaku Beci e ka vlerësuar këtë si një moment historik për Teatrin “Migjeni” dhe për qytetin e Shkodrës.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLaborator i ri në Universitetin Politeknik të Tiranës, Manastirliu: Mbështesim kërkimin shkencor
Artikulli tjetërNJU JORK – Guterres: Të shqetësuar për raportet për dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë