Ballina Aktualitet

Blushi: Rrëmbimi i Metës, faktoi kapitullimin e Reformës në Drejtësi

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediet ka folur sërish në lidhje me arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi akuzohet për tri vepra penale nga SPAK.

Kur bëhen shtatë ditë nga arrestimi i ish-presidentit, Blushi shprehet se arrestimi i Metës, të cilin e cilëson si “rrëmbim terrorist”, ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe ndodhi pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas Blushit, arrestimi ndodhi për “t’i garantuar narkoshtetit edhe një mandat tjetër”.

Blushi u shpreh më tej se “rrëmbimi i presidentit të PL-së, faktoi kapitullimin pa kushte të Reformës në Drejtësi dhe kapjes jo për fyti, por me shkelm në fyt të drejtësisë, nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën e vërtetë që sot përfaqësohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”.

“Zero faktet, zero provat dhe zero dokumentet kundër presidentit Meta”, tha Blushi.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Arabia Saudite mbështetje për Shqipërinë në momente të vështira
Artikulli tjetërShkollë dhe kopsht i ri në Polis, Muzhaqi: Përmirësohen kushtet e edukimit për nxënësit dhe fëmijët