Ballina Ekonomi

AZHBR: Skema Kombëtare financon 59,621 fermerë

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024.

AZHBR, bën të ditur se, deri më sot janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 Miliard lekësh, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.

Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko në takimin me FMN-në dhe BB: Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin
Artikulli tjetërSHBA – Michelle Obama: Të drejtat e grave mund të rrezikohen nëse Trump fiton zgjedhjet