Ballina Ekonomi

Katari, interes për investime në Shqipëri

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Drejtorja e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Laura Saro priti sot në një takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Sipas AIDA-s, diskutimet u përqendruan në planet konkrete për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Katarit.

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fushat prioritare të ekonomisë.

Saro nënvizoi mundësitë për tërheqjen e investimeve nga Katari në sektorët e rëndësishëm, ndërsa ambasadori shprehu interes për projekte që do të sjellin përfitime të ndërsjella.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRefuzimi i votimit elektronik, Basha: Berisha dhe grupimi i tij u shërben interesave meskine
Artikulli tjetërGJENEVË – Raporti i OKB-së: Pushtimi i territoreve palestineze duhet të marrë fund